- 27 Mar 2016
Komuna e Prishtinës ua uron Pashkët të gjithë besimtarëve katolikë, si në Prishtinë, poashtu edhe të gjithë besimtarëve katolikë kudo që ata ndodhen.
Pashkët janë festa e shënimit të ringjalljes, atëherë kur besimi i palëkundur rikthehet në frymë të shenjtë.
Duke ua uruar Pashkët, të gjithë shqiptarëve iu dëshirojmë jetë më të mirë, paqe e mirëqenie në familjet e tyre, si dhe përparim për qytetin, shtetin dhe kombin tonë.