Furnizimi me qumësht i 182 punëtorëve të Komunës

- 19 Nov 2014

Gjithsej, 182 punëtorë të Komunës së Prishtinës do të furnizohen me qumësht, ndërsa kjo praktikë do të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim

Për herë të Komuna ndan qumësht për punëtorët e saj, të cilëve iu takon sipas rregullores së aprovuar në Kuvendin Komunal.

Drejtoria e Administratës në koordinim me Kryetarin e Komunës e kanë marrë këtë vendim duke u bazuar në rregulloret në fuqi, e të cilat kanë për qëllim ta mbrojnë shëndetin e punëtorëve në punë. Kjo rregullore është bazuar në, Ligjin për vetëqeverisjen lokale, Ligjin mbi sigurinë në punë, shëndetin dhe mjedisin e punës, Ligjin 03/L-212 për punë dhe Statutin e Komunës.

“Prej 182 punëtorëve, 110 janë të njësisë së zjarrfikësve, ndërsa të tjerët i takojnë Drejtorisë së kulturës dhe Drejtorisë së administratës komunale, siç përcaktohet edhe me rregullore, si dhe plotësimit të interesave të punëtorëve, me qëllim të funksionimit sa më të mirë të institucionit tonë në të ardhmen”, tha drejtori i Drejtorisë së Administratës Komunale, Muhedin Nushi.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 22,629 mijë euro (27 mijë litra shpërndahen gjatë një viti), ndërsa kontrata është nënshkruar me operatorin ekonomik “Devolli".