- 31 Mar 2016
Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës sqaron opinionin se rradhët që janë krijuar në sportelet e kësaj Drejtorie në ndërtesën e re të Komunës së Prishtinës janë për dy arsye:
E para, Ministria e Bujqësisë ka shpallur afatin për subvencione dhe palët po aplikojnë për certifikata të pronës dhe kopje të planit, dokumente këto që iu nevojiten për të aplikuar për subvencione.
Dhe e dyta, Rrjeti i Agjensionit Kadastral është shumë i ngadalshëm dhe ka ndërprerje të shpeshta rrjeti.
Drejtoria e Kadastrit ka dërguar emaila në baza ditore në AKK si dhe thirrje telefonike që ta ristartohet rrjeti, mirëpo deri më tash pa sukses. Vlen të theksohet se ky problem është prezent edhe në komuna të tjera e jo vetëm në atë të Prishtinës. Drejtoria e Kadastrit po punon me kapacitet të plotë dhe së fundmi i ka funksionalizuar 3 sportele për t’u përgjigjur në sa më shumë kërkesa të qytetarëve.