Përvjetori i "Pranverës Shqiptare '81"

- 02 Apr 2016

Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Shoqatën e Familjarëve të Heronjve dhe Dëshmorëve dhe Shoqatën e të Burgosurve Politikë, shënoi përvjetorin e demonstratave të vitit 1981 dhe nderoi të rënët e 2 prillit të vitit 1981.
Me këtë rast, pranë pllakave përkujtimore të Xhelal Maliqit në Tophane, Asllan Pirevës dhe Naser Hajrizit pranë ndërtesës së Qeverisë, si dhe Sali Abazit të Sallla “1 Terori”, janë bërë homazhe dhe janë vendosur lule, ndërkaq që në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë u mbajt Akademi Përkujtimore.