- 07 Apr 2016
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, priti sot në takim, Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në një takim shumë miqësor u diskutua për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.
Dëgjova rekomandimet dhe kritikat miqësore që i përcolli për të mirën dhe të ardhmen e Kosovës”, tha kryetari Ahmeti.
Ndërkaq Kryeministri Rama shprehi kënaqësinë e tij që e vizitoi Ahmetin pikërisht në godinën e Komunës e Prishtinës dhe e falenderoi atë për mikëpritjen vëllazërore.