Debat Publik me banorët e lagjes Arbëria

- 13 Apr 2016

Dje, në objektin e ri të Komunës së Prishtinës, u mbajt diskutim publik me banorët lagjes Arbëria ku u diskutua për kopshtin për fëmijë
me bazë në komunitet, që është në ndërtim e sipër.

Ky kopsht është i katërt i me rradhë me bazë në komunitet në Komunën e Prishtinës, që do të thotë së është jo fitim prurës dhe pritet që gjatë muajit maj të filloj punën. Shuma e këtij projekti është 450,000 euro, gjysma e së cilës mbulohet nga Komuna e Prishtinës, ndërsa gjysma tjetër nga zyra e Bashkimit Evropian. Ndërtimi i saj realizohet përmes projektit “Kosova e Bukur”. Ky kopsht do të menaxhohet nga Këshilli i Prindërve me mbikëqyrje të plotë nga Komuna e Prishtinës.

Shefja e Kabinetit, Fitore Pacolli, tha se ky kopsht do të jetë model për nga infrastruktura, ndërsa për sa i përket cilësisë tha se shumë shpejt do të fillojnë edhe trajnimet e edukatoreve të sapo zgjedhura. Ajo, ju sqaroi se si funksionojnë këto kopshte dhe i njoftoi banorët e lagjes me problemet që ka hasur komuna në kopshtet e tjera, në mënyrë që të mos përsëriten ato gabime edhe në kopshtin e kësaj lagjeje.