- 13 Apr 2016
Më 7 mars 2016, në ditën e mësueses/it, filloi projekti i Mësimit Tërëditor në Komunën e Prishtinës, i përkrahur nga OJQ-të TOKA dhe WWF Adria. Brenda periudhës 7 mars – 10 qershor 2016, ekipi i TOKA -s do të ofrojë aktivitete të edukimit joformal në tri shkollat e Prishtinës, SH.F. “Model”, “Faik Konica” dhe “Afrim Gashi, të fokusuara në klasët e 3-ta dhe të 6-ta. Deri në fund të këtij projekti, rreth 540 nxënës do të marrin pjesë në aktivitetet, permës të cilave nxënësit do të mësojnë përgjatë lojës, të organizuara dhe të implementuara nga organizata TOKA. Gjithashtu, rreth gjysma e aktiviteteve të projektit do të zhvillohen në ambientin e Parkut të Gërmisë.
Menaxhmenti i shkollës “Faik Konica” i përjeton si lehtësim dhe benefit për nxënesit këtë program. Donika Xhemajli, koordinatore, tha se meqenëse shkolla është duke pilotuar mësimin tereditor nga muaji tetor e deri në mars, kur na është bashkangjitur programi i TOKA-s jemi ballafaquar me sfida të ndryshme dhe jo të lehta. Prezenca e programit të TOKA-s nga marsi ishte e mirëseardhur, për nxënesit dhe mësimdhënësit. Nxënësit tani përmes aktiviteteve të TOKAs janë duke i zhvilluar shkathtësite e ndryshme, dhe atë në formë loje dhe argetuese. Aktivitete që dallojne shumë nga mësimi i rregullt, por që synojnë rezultatet e njejta. Andaj, mendoj se kjo është një mundesi e mire per nxënesit tanë.
Më 5 prill, edhe Drejtoresha Komunale e Arsimit, Arbërie Nagavci, vizitoi fëmijët e klasëve të treta në Shkollën “Faik Konica” gjatë aktiviteteve të projektit të Mësimit Tërëditor, i përkrahur nga OJQ-të TOKA dhe WWF Adria.