E-Rekrutimi, E-shpezimet dhe Infographics, aplikacione të reja në Komunën e Prishtinës

- 15 Apr 2016

Në kuadër të projektit "Prishtina Digjitale", sot janë lansuar tri produkte te reja të Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me UNDP:
 
1.       E-Rekrutimi (edhe pse eshte lansuar më herët është avancuar dhe ky është produkti final) – Mundëson online aplikimin për çdo pozitë të lirë në Komunë, shikimin e aplikantëve, shikimin se kush është pranuar, mundësinë e dërgimit të ankesës online dhe shume opsione tjera, si psh. cilat janë drejtoritë, strukturën e të punësuarve, manualin e për
gaditur për qytetarët etj.


2.       E-shpenzimet – Aplikacion për telefoni mobile (IOS dhe ANDROID versionet). Aplikacion i cili shkarkohet dhe instalohet në telefonat e mençur mobile, dhe i cili tregon për lajmet më të reja nga Komuna, shpenzimet e Komunës të ndara në 5 kategori buxhetore: subvencionet dhe transferet; shpenzimet kapitale; shpenzimet komunale; mallra dhe shërbime; paga dhe mëditje. Ne cilëndo kategori që klikohet, aplikacioni pastaj pasqyron ndarjen e asaj kategorie (shpenzimet) sipas drejtorive. Pasqyrimet janë në forme grafike dhe të prezentuara edhe me vlera te shpenzimeve


3.       INFOGRAPHICS – Broshura dhe tabela informuese për Drejtorinë e Administratës; Kadastrit, Shërbimeve Publike dhe Urbanizmit. Ku duhet qytetarët te drejtohen, cilat dokumente ju nevojiten per çdo lloj të vërtetimit ose dokumentit që Komuna e lëshon. Broshurat dhe panot (tabelat) informuese veçse janë të shpërndara neper drejtoritë përkatëse.
 
Te tri këto produkte janë të ndërlidhura me implementimin e Planit të Integritetit të cilin Komuna e Prishtinës së bashku me UNDP e kanë përpiluar në fillim të mandatit qeverisës. Produktet e prezentuara sot janë të bazuara në objektivat kryesore të planit të integritetit – në efikasitet, efektivitet, transparencë dhe luftimin e korrupsionit – si të sistemit menaxherial ashtu edhe atij operacional. Produktet e prezentuara sot në masë të madhe e përforcojnë edhe raportin shumë pozitiv e para dy ditëve të “Freedom House” për Komunën e Prishtinës, lidhur me transparencën dhe luftimin e korrupsionit.
 
Siç u cek edhe nga përfaqësuesja e UNDP, Znj. Marta Gazideda, bashkëpunimi në mes UNDP dhe Komunës së Prishtinës ka qenë në nivel të jashtëzakonshëm dhe do të vazhdon edhe me projekte të ngjashme tjera në të ardhmen.