- 22 Apr 2016
Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Arbërie Nagavci, së bashku me zyrtarë nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Urbanizmit, vizituan shkollën "Ismail Qemajli", ku inspektuan punimet që po bëhen në oborrin e kësaj shkolle.
Projekti në këtë shkollë përfshin renovimin e terenit sportiv për fëmijë, 4 klasë verore që të zhvillohet mësimi jashtë, vende për pushim e argëtim për komunitetin edhe pas orarit të mësimit etj. Vlera e projektit në shkollën "Ismail Qemajli" është 178000 euro, nga të cilat 80% financohet nga Demosi zviceran, ndërkaq 20% Komuna e Prishtinës.