Komuna e Prishtinës, për Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ndërmorri aktivitete për pastrimin e deponive ilegale

- 24 Apr 2016

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të larguar mbi 25 deponi ilegale të mbeturinave.
Këto aktivitete janë realizuar në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës, kompani private të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të pastruar kryeqytetin që të duket sa më pastër si dhe qytetarë të shumtë, të cilët me punë vullnetare pastruan shumë pjesë të Prishtinës.
Drejtori i Shërbimeve Publikë në komunën e Prishtinës, Gent Begolli, ka thënë se Komuna me anë të disa aktiviteteve që ka ndërmarrë sot për pastrimin e Kosovës, do të largojë mbi 25 deponi ilegale.
Aktivitete të ngjashme për Ditën e Tokës komuna e Prishtinës sot ka ndërmarrë edhe në Zonën industriale, te Pallati i Drejtësisë (fshati Hajvali”, në lagjet Tauk Bashqe, Taslixhe, Tophane, rrugën “Qemajl Stafa”, në fshatin Shkabaj, në rrugën “Dëshmorët e Marevcit”, në fshatrat Bërnicë e Ulët, Bërnicë e Epërme dhe Bardhosh, në rrugën “Haxhi Zeka”, në lagjen “Përroi i njelmët” dhe në deponinë e panaireve në Shkabaj, në rrugën”Shpëtim Robaj”.