Nënshkruhet Marrëveshja e Mirëkuptimit për "One Stop Shop"

- 28 Apr 2016

Sot, në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinor u nënshkrua Marrëveshja e Mirëkuptimit për "One Stop Shop", në mes të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Komunës së Prishtinës, KEDS-it dhe KUR "Prishtina".

Qëllimi i kësaj marrëveshje është që palëve të cilat aplikojnë për leje ndërtimi t'i lehtësohet procedura dhe të aplikojnë në një zyrë të vetme në Komunën e Prishtinës (One Stop Shop) e jo si deri më tani, që pëlqimin ta kërkojnë edhe veçmas në KEDS dhe në KUR Prishtina.

Në emër të Komunës së Prishtinës marrëveshjen e nënshkroi Kryetari i Komunës Shpend Ahmeti, i cili u shpreh se kjo është edhe një lehtësim në të mirë të qytetarëve, të cilët tash e tutje do të kursejnë kohë dhe të gjitha shërbimet lidhur më këtë procedurë, do t'i kryejnë në Komunën e Prishtinës.