Aksion i Drejtorisë së Inspeksionit në lagjen Kalabri

- 20 Nov 2014

Gjatë diskutimit publik që Komuna e Prishtinës e realizoi me banorët e lagjes "Kalabria" ndër të tjera, ata shprehën shqetësimin e tyre për ekzistencën e një muri që ndodhej në mes të kësaj lagjeje dhe i cili e kufizonte lëvizjen e lirë të qytetarëve të kësaj ane.

Me të marrë këtë informatë, Drejtoria e Inspeksionit e udhëhequr nga Xhelal Sveçla sot ndërmori aksionin për largimin e këtij muri.
Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit, si dhe fton të gjithë qytetarët që të jenë sa më bashkëpunues dhe të raportojnë çdo parregullsi që ata identifikojnë në mënyrë që ekipet e Komunës së Prishtinës të ofrojnë shërbime sa më efikase.