Njoftim - qarkullimi i automjeteve gjate datave 1 e 2 Maj

- 29 Apr 2016

Komuna e Prishtinës njofton të gjithë qytetarët se me rast të festës së 1 Majit, ndalohet qarkullimi i të gjitha automjeteve, përveç autobusëve të NKP “Trafiku Urban”, linja nr. 4, automjeteve të Policisë së Kosovës, të KFOR-it, të EULEX-it, të ndërmarrjes “Hortikultura” dhe automjeteve emergjente gjatë festës së 1 Majit, më 01.05.2016 dhe 02.05.2016, në drejtim të Parkut të Gërmisë, ndërsa linja nr. 5 e transportit publik, punon sipas itinerarit dhe orarit të rregullt deri në Sofali.
Pika e fundit për lëvizjen e automjeteve, përveç banorëve të lagjeve: “Normale”, “Sofalia”, “Taukbahçe” dhe restoranteve “Vila Gërmia”, ”Freskia” dhe ”Lira”, do të jetë:
- kryqëzimi i rrugëve: “1 Tetori”, “Nazim Gafurri” dhe “Ymer Lutfi Paqarizi” ,
- kryqëzimi i rrugëve: “Nazim Gafurri”, “Xhavit Ahmeti” dhe “Dr. Lec Gradica” dhe
- kryqëzimi i rrugëve: “Dr. Shpëtim Robaj” me atë të Sofalisë, në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.
Transporti publik i qytetarëve për në Parkun e Gërmisë, deri te pishina, do të bëhet ekskluzivisht me autobusë të NPK “Trafiku Urban”, linja nr. 4.
Inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit, për datat e cekur, do të:
- parandalojnë shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen – shërbimin ndaj qytetarëve,
- organizojnë kujdestari, me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimin e zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara.