- 05 May 2016
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti po merr pjesë në konferencën "Climate Action 2016" në Washington DC, ShBA, me nikoqir Kombet e Bashkuara dhe sekretarin Ban Ki Moon dhe Bloomberg, bashkë me shumë përfaqësues të komunave, shteteve, shoqërisë civile etj.
Kjo konferencë vjen pas nënshkrimit të COP nga 170 shtete të botës, për politikat në luftimin e ndryshimeve klimatike. Prishtina është pjesë e koalicionit "Compact of Mayors", të 400 qyteteve për veprime konkrete.
Sot, Kryetari Ahmeti ishte pjesë në njërin prej paneleve kryesore të konferencës me kryetarin e Miami, Gimenez dhe kryetarin e Montrealit Coderre, ku u diskutua për rolin e komunave në këtë iniciativë botërore.