- 06 May 2016
Në nisjen e fazës së dytë të programit anti-korrupsion, nga UNDP, Zyra Zvicerane në Kosovë dhe Ministria e Punëve e Jashtme e Danimarkës, u dhanë mirënjohje për institucionet dhe organizatat që kanë qenë pjesë e fazës së parë së këtij programi.
Kësisoj Komuna e Prishtinës u nderua me mirënjohje për kontribut të veçantë dhe luftë kundër korrupsionit.
Në emër të Komunës së Prishtinës, mirënjohjen e mori Muhedin Nushi, Drejtor i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës.