- 06 May 2016
Sot, u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prishtinës për herën e dytë me rradhë, për shkak se herën e parë mbledhja e anulua nga ana e Ministrisë së Pushtetit Lokal, për shkak të interpretimit të ndryshëm të neneve në bazë të të cilëve ishte thirrur mbledhja.
Në këtë mbledhje u propozuan këto pika të rendit të ditës të cilat me shumicë votash edhe u aprovuan:
1. Propozimvendimi për caktimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për përzgjedhjen e këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane;
2. Propozimvendimin për formimin e grupit punues për plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane të Komunës së Prishtinës;
3. Propozimvendimi për vazhdimin e afatit shtesë për lirimin e hapësirave nga AKP-ja.