Dita Ndërkombëtare e Infermierisë

- 12 May 2016

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermerisë, sot në komunën e Prishtinës u organizuan shumë aktivitete.

Në QKMF me rastin e kësaj dite u organizua një aktivitet solemn dhe një ligjëratë në lidhje me këtë ditë. Me këtë rast nga Infermieret e pranishme u vlerësua lartë puna dhe aktivitetet e Infermierëve dhe u kërkua që programet për zhvillim të vazhdueshëm profesional në këtë fushë të vazhdojnë akoma. Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia, duke ju uruar ditën ndërkombëtare të Infermierisë,  ҫmoi lartë punën e infermiereve dhe angazhimin e tyre në Kujdesin Parësor Shëndetësor. Ai u bëri thirrje të gjithë Infermierëve që të jenë sa më aktiv në vendimmarrje, si pjesë e rëndësishme dhe e pazavendësueshme e sistemit shëndetësor. Me këtë rast ai përmendi se në më shumë se 15 broshura promovuese dhe edukative gjatë vitit të fundit, në revistën e parë shëndetësore në Komunën e Prishtinës dhe në shumë aktivitete të tjera, Infermieret kanë pasur një rol të rëndësishëm në këto iniciativa. Gjithashtu përmes programeve të cilësisë, zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe edukimit shëndetësor, Infermieret kanë pasur një rol kyҫ në realizimin e tyre.
 
Gjithashtu në komunën e Prishtinës, me iniciativën e grupit të grave asambleiste, si dhe zyrës për barazi gjinore, u organizua dhurimi i gjakut, një aktivitet tashmë tradicional nga ky grup. Me këtë rast shumë veta ju përgjegjen në mënyrë aktive kësaj thirreje për dhurimin e gjakut. Arben Vitia falenderoi përzemërsisht grupin e grave asambleiste e sidomos Infermieren e pensionuarr tashmë, Znj.Kimete Zeqa për këtë aktivitet. Ai gjithashtu ҫmoi lartë angazhimin e këtij grupi, por edhe të komitetit për shëndetësi pranë asmablesë komunale, për aktivitete të tilla por edhe për ndihmën që këto grupe I japin vazhdimisht Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në mënyrë që shërbimet shëndetësore të jenë sa më cilësore për qytetarët e Komunës së Prishtinës.