- 16 May 2016
Komuna e Prishtinës, përkatësisht Asambleja Komunale e Fëmijëve të Prishtinës në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku me Organizatën “Save the Children International”, organizon shënimin e 15 Majit - Ditës Ndërkombëtare të Familjes.
Ky aktivitet do të mbahet në bibliotekën “Hivzi Sylejmani” në Taukbahce me 16 Maj 2016, nga ora 14:00 deri në ora 16:00.
Qëllimi i kësaj dite është promovimi i familjes dhe vlerave të saj, nxitja e barazisë midis figurave të dy prindërve , mbrojtja e familjes si bazë e shoqërisë.
Penalistët që do të marrin pjesë janë:
1. Znj Arbërie Nagavci , drejtore e Arsimit në Komunën e Prishtinës( do të diskutojë për Rëndësia e bashkëpunimit mes familjes dhe shkollës)
2. Z.Vebi Mujku – Qendra për Pune Sociale (Do të diskutojë në lidhje me shërbimet që ofron Qendra për Familjet)
3. Znj.Klevis Vacari- KOMF (Do te bisedoj në lidhje me shërbimet e ofruara nga OJQ-të për familjet dhe mbrojtjen e fëmijëve)
4. Z.Melita Kabashi- Perfaqesuese nga Save the Children International (Do ta prezantoj Disiplinën Pozitive në Përnderim të Përditshëm)
5. Znj.Valide Zhubi- Psikolog (do të diskutojë për Rolin e Familjes në Zhvillimin e Fëmijës).