- 16 May 2016
Për ndër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes, e cila u shënua dje me datë 16 maj, Komuna e Prishtinës, përkatësisht Asambleja Komunale e Fëmijëve të Prishtinës në kuadër të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku më Organizatën “Save dhe Children International”, sot organizoi një aktivitet kulturor në biblotekën “Hyvzi Sylejmani”.
Qëllimi këtij aktiviteti ishte promovimi i familjes dhe vlerave të saj, nxitja e barazisë midis figurave të dy të prindërve dhe mbrojtja e familjes si bazë e shoqërisë.
Këtë aktivitet e hapi Drejtoresha Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për Komunën e Prishtinës, Saranda Bogujevci, e cila theksoi se sa është i rëndësishëm roli i familjes në zhvillimin e shoqërisë dhe po ashtu se sa është e nevojshme që një shtet i ri si Kosova të investojë në të ardhmen e rinisë. “Për fat të mirë deri tani kemi parë shumë arritje të mëdha të cilat kanë rezultuar përmes bashkëpunimeve dhe integrimit të fëmijëve në komunitet. Ndjej përgjegjësi për krijimin e kushteve sa më të mira për t’i stimuluar këta të rinj në të gjitha hapësirat publike, për t’i motivuar dhe për t’i avancuar në të ardhmen, por gjithsesi se nuk duhet lënë anash bashkëpunimi me familjen”, shtoi Bogujevci.
Ndërkaq penalistët të cilët ndanë kohën e tyre për ta mbështetur këtë event ishin:
Vebi Mujku nga Qendra për Punë Sociale, i cili diskutoi në lidhje me shërbimet që ofron Qendra për familjet dhe fëmijët, po ashtu shpalosi planprogramin që ndihmon në evidentimin e problemeve dhe zgjedhjen e tyre.
Ibadete Krasniqi nga KOMF prezantoi shërbimet e ofruara nga OJQ-të për familjet dhe mbrojtjen e fëmijëve, duke theksuar gaditshmërinë për mbështetjen e fëmijëve në gjitha sferat e jetës.
Melita Kabashi, përfaqësuese nga Save the Children International, foli mbi disiplinën pozitive në prindërim të përditshëm dhe psikologu Valid Zhubi që prezantoimë gjerë rolin e familjes në zhvillimin e fëmijës.
Të pranishëm ishin edhe disa nxënës, arsimtarë, prindër, ndërkaq ky aktivitet u përmbyll me leximin e punimeve letrare të fëmijëve të shkollave fillore të Prishtinës, njëherësh edhe anëtarë të Asamblesë Komunale të Fëmijëve.