NJOFTIM PËR QYTETARË - Kodra e Trimave

- 19 May 2016

Në mbështetje të nenit 20 të Ligjit Nr. 04/L-174 për Planifikimin Hapësinor dhe Udhëzimit Administrativ nr.05/2014 për përgjegjësitë e autoriteteve të planifikimit hapësinor si dhe parimet dhe procedurat për pjesëmarrjen e publikut në planifikim hapësinor, nr. protokollit 1889/14, Komuna e Prishtinës, shpall këtë njoftim:

Njoftohet i gjithë publiku se Kuvendi i Komunës së Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur më datën 18.05.2016, votoi pró propozim-vendimit për lënien në dispozicion për diskutim publik të Projekt-Planit të hollësishëm rregullues “Kodra e Trimave 1” dhe njëkohësisht ka marrë Vendim që ky Plan të lihet në dispozicion për shqyrtim dhe komente.

Ky Projekt-Plan do të ekspozohet në hollin e objektit të Komunës së Prishtinës, lagjia “Arbëria”, Rr. “Ahmet Krasniqi” (objekti i ri i Komunës) në kohëzgjatje prej 30 ditësh duke filluar prej datës 30.05.2016, çdo ditë pune prej orës 09:00–16:00.

Organizmin e shqyrtimit publik të këtij Projekt-Plani e bën Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës, me anë të së cilit do të evidentohen propozimet, komentet dhe kundërshtimet e qytetarëve dhe publikut të gjerë. Këto evidentime do të shqyrtohen nga një komision i posaçëm para miratimit përfundimtar të këtij Projekt-Plani nga Kuvendi Komunal i Prishtinës.