Mbahet Mbledhja e Tretë e Kuvendit Komunal të Prishtinës

- 27 May 2016

Sot ​u mbajt​ mbledhj​a​ e tretë ​e​ Kuvendit Komunal​. Fillimisht me propozim të ​K​ryetarit Shpend Ahmeti është shtyer për mbledhjen e rradhës pika e parë e rendit të ditës, raporti përfundimtar buxhetor për vitin 2015. Gjithashtu, me propozim te kryetarit eshte futur si rend dite votimi I projektit te KfW-se për energji eficiente në tetë objekte publike, për të cilën Kuvend Komunal duhet të aprovojë një ndarje të buxhetit prej 50.000 eur​o​.​ Të dy propozimet e Kryetarit Ahmeti u aprovuan në rend dite dhe si të tilla u votuan më pas nga Kuvendi.

Ndër të tjera, Mirlinda Sopi u propozua anëtare e Komitetit për Politikë dhe Financa, Grupi i Asambleistëve të AKR-së.


​Poashtu ​të gjitha pikat​ tjera ​ e rendit të ditës​, përfshirë​ edhe rregulloren për tarifa, gjoba dhe ngarkesa, në këtë mbledhje të Kuvendit janë aprovuar​.​