- 30 May 2016
Ju njoftojmë se mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, do të mbahet të martën, më 31.05.2016 dhe do të fillojë në orën 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, me këtë rend dite:
1. Propozimvendimi për dhënien e pëlqimit për ndërrimin e destinimit të parcelës në kuadër të Planit rregullues “Lakërishta” për ndërtimin e objektit të Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.
2. Propozimvendimi për dhënien e pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës në shfrytëzim Ambasadës së Republikës së Shqipërisë.