Komuna e Prishtinës për datën 1 Qershor – Ditën e Fëmijëve, organizon fushatën “Prishtina lexon”, e cila do të vazhdojë edhe me 2 e 3 qershor

- 31 May 2016

Komuna e Prishtinës sivjet organizon për herë të trete aktivitetin “Prishtina lexon” në shenjë të Ditës ndërkombëtare të fëmijëve – 1 Qershori, aktivitet ky që nis më 1 Qershor  dhe vazhdon me 2 dhe 3 Qershor.
Ky aktivitet nis me një karnaval nga nxënësit e katër shkollave fillore të kryeqytetit, “Dardania”, “Ismail Qemaili”, “Hilmi Rakovica” dhe “Shkolla e gjelbër”. Të gjithë nxënësit nga këto shkolla do të bashkohen tek Biblioteka Kombëtare, për të vazhduar ecjen drejt sheshit “Nëna Tereza” ku do të mbahet aktiviteti.
Ngjarja hapet në orën 11:00 nga kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili do të bëjë hapjen ndërsa gjatë ditës edhe do të lexojë për fëmijët e kryeqytetit.
 
“Prishtina lexon” sivjet ka 6 kënde. 6 Kënde  : Këndi i kuq1 , Këndi i kaltër1 , Këndi i gjelbërt, Këndi i kuq2 , Këndi ngjyrë hiri, Këndi i kaltër.
Si dhe me 1 Qershor Teatri i kukullave “Dodona”  do te kete shfaqje nga ora 17, shfaqja qe do te prezantohet do te jete “Libri shume ngjyresh”
Në kuadër të “Prishtina lexon” Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës ka hapur konkursin për krijime
 

GARA PËR PËRRALLËN MË TË MIRË PËR PRISHTINËN
 
NË KËRKIM TË PËRRALLËS MË TË MIRË PËR PRISHTINËN
 
 Për nder të 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës në vazhdën e fushatës Prishtina lexon për herë të dytë shpall konkurs për përrallën më të mirë.
 
Ftojmë të gjithë talentët  e vegjël, që njohurit dhe shkathtësitë e tyre t’i paraqesin  nëpërmjet shkrimeve dhe  tregimet të tyre kreative, imagjinative, argëtuese, duke i shprehur  të gjitha dëshirat ëndrrat dhe fantazitë e tyre për qytetin.
 
Përralla duhet të këtë një temë origjinale dhe të pa publikuar më parë. Duhet të përmbajë deri në 1000 fjalë.
 
Konkursi është i hapur për  gjithë fëmijët e moshës  7 deri 11 vjeç , punimet e  të cilëve   mund  t’i dorëzojnë në   këndin e bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në sheshin “Nëna Terezë”nga ora 12:00   duke filluar nga data 1 Qershor deri 15 qershor të vitit 2016
 
 
Vendi i parë shpërblehet me:
 
1. Mbështetje financiare për botimin  me vlerë prej 500 euro
2. Kurs të gjuhës angleze (një nivel)
 
Vendi i dytë shpërblehet me:
 
1. Kupon me vlerë prej 30 euro për të blerë librat që i pëlqejnë
 


GARA VERORE PËR LEXUESIN MË TË MIRË


Çka është Gara Verore për Lexim?
Gara Verore për Lexim organizohet për herë të parë në Komunën e Prishtinës në kuadër të kampanjës Prishtina Lexon. Gara Verore për lexim do të filloj këtë verë me datën 1 korrik dhe mbaron me datën 31 gusht.
Kush mund të merr pjesë në këtë garë?
 Në këtë garë mund të marrin pjesë të gjithë nxënësit e shkollave fillore.
Si funksionon?
Çdo nxënës i kësaj moshe mund të regjistrohet  në bibliotekën më të afërt të qytetit, ku mund të huazoni librat që do të lexoni. Për çdo libër që lexohet do të mblidhni kuponë  përmes të cilëve pastaj bëhet edhe përzgjedhja e lexuesit më të mirë të verës. Përzgjedhja bëhet në bazë të numrit të librave që keni lexuar. Librat që përzgjidhni të lexoni, me ndihmën e bibliotekistit, duhet të jenë në përputhje me moshën tuaj.
Shpërblimi
Do të shpërblehen 3 fëmijë me vendin e parë nga secila kategori:
Kategoria I: Fëmijët  nga klasa 1-3
Kategoria II: Fëmijët nga klasa 4-6
Kategoria III: Fëmijët nga klasa 7-9
1.      Të gjithë pjesëmarrësit do të fitojnë një vit regjistrim falas në bibliotekë.
2.      Fëmijët të cilët fitojnë vendin e parë do të shpërblehen me:
a. Një libër
b. Kurs falas në shkollën Art Machine – shkolla e artit dhe cirkut (kategoria II dhe III)
c. Kurs falas të gjuhës angleze – një nivel në New Age School
 
 
GARA PËR NOVELËN MË TË MIRË GRAFIKE (STRIP)
 
Krijo novelën tuaj grafike (stripin) duke përdorur imagjinatën dhe fjalët të cilat sjellin në jetë heroin tënd për qytetin. Stripi juaj duhet të jetë interesant, i veçantë dhe përplot fantazi.
 
Keni ëndërruar ndonjëherë për ndonjë hero që do të ndihmonte të ndërtoje qytetin e ëndrrave tuaja? Apo keni imagjinuar ndonjëherë se çfarë do të bëje po sikur të ishe me fuqi mbinatyrore? Si do ta shfrytëzoje fuqinë tënde? Çfarë do të bëje? Ku do të shkoje?
Nëse po, atëherë ne dëshirojmë të dëgjojmë për këtë.
 
Novela duhet të këtë një temë origjinale dhe të pa publikuar më parë. Duhet të përmbajë tregimin dhe vizatimet .
 
Ftojmë të gjithë nxënësit e moshës nga 11 deri në 16 vjeç, ku  mund të marrin pjesë në këtë konkurs duke i dorëzuar punimet e tyre nga data 1 deri më 15 qershor duke filluar nga ora 12:00 në këndin e bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në sheshin “Nëna Terezë”.  
 
 
Vendi i parë shpërblehet me:
 
1. Mbështetje financiare për botimin e novelës me vlerë prej 500 euro
2. Kurs falas të gjuhës angleze – një nivel në New Age School
 
Vendi i dytë shpërblehet me:
 
1. Kupon me vlerë prej 30 euro për të blerë librat që i pëlqejnë.