- 06 Jun 2016
Vazhdon zgjerimi i ndriçimit publik në Komunën e Prishtinës. Kësisoj u vendosën shtyllat në Bërnicë të Epërme, Bërnicë të Poshtme, Slivovë, Bardhosh dhe Grashticë. Vlera e kontratës është 34,444.00€, ndërkaq gjatësia e rrugëve të ndriçuara është 7 kilometra.
Po ashtu, ka filluar riparimi dhe mirëmbajtja e ashensorëve, në banesa kolektive. Vlera e kontratës 1 vjeçare kap shumën 120,584.43€ dhe përfshin riparimin e mbi 10 ashensorëve.