- 07 Jun 2016
Në bazë të nenit 43, paragrafi 43.1 i Ligjit nr. 03/L – 040, për vetëqeverisje lokale “Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 28/15, qershor 2008 dhe të nenit 36, paragrafi 36.1 i Statutit të Komunës së Prishtinës 01. nr. 110 - 391, dt. 25.2.2010 dhe të nenit 5 të Udhëzimit administrativ (MAPL) nr. 02/15 për mbajtjen e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës,
th ë rr e t
mbledhjen e katërt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 08.06.2016, dhe do të fillojë në orën 10:00.
Mbledhja do të mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës.
Për mbledhje propozon këtë
REND TË DITËS:
Miratimi i ekstrakteve të procesverbaleve të mbledhjes së dytë dhe mbledhjes së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës;
Raporti përfundimtar buxhetor për vitin 2015;
Propozimvendimi për bartjen e buxhetit të pashpenzuar nga viti 2015 në vitin 2016;
Raporti tremujor buxhetor janar – mars 2016;
Pyetje dhe përgjigje;
Të ndryshme.