Komisionerja e OSBE-së viziton Komunën e Prishtinës

- 10 Jun 2016

Komisionerja e Lartë për Pakica Kombëtare e OSBE-së në Hagë, Znj. Astrid Thors,  e ka vizituar Komunen e Prishtinës dhe është takuar me Nënkryetarin ​Dardan​ Sejdiun dhe​​ Drejtorin e Administratës Publike,​ Muhedin​ Nushin​.
Në takim ​u diskutua​n​ çështjet e përdorimit të gjuhëve të​ pjesëtarëve të​ pakicave kombëtare që janë të punësuar në Komunë, të drejtat e tyre si dhe është vëzhguar nga afër puna e viju​e​sve të kursit të gjuhës serbe nga të punësuarit shqiptarë në Komunën e Prishtinës.
Komisionerja Thors, së bashku me delegacionin 5 anëtarësh të saj, janë ndarë shumë të kënaqur me gjendjen e pakicave kombëtare dhe me respektimin e plotë të të drejtave të tyre, posaçërisht me respektimin e gjuhëve të pakicave.