Shkolla "Xhevdet Doda" shënon diplomimin e gjeneratës 2013-2016

- 12 Jun 2016

Në vazhdën e organizimeve të ceremonive të diplomimit të maturantëve të Komunës së Prishtinës, Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të premtën me datë 10 qershor 2016 në amfiteatrin e Gërmisë, kësaj radhe organizuan ceremoni festive me maturantët e gjimnazit “Xhevdet Doda” në Prishtinë.
Nxënësit e kësaj shkolle kanë përgatitur një program të pasur artistik, duke e bërë këtë ceremoni më madhështore.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe drejtorë të drejtorive komunale të Prishtinës si: Drejtoresha Komunale e Arsimit, Arbërie Nagavci; Drejtoresha Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Saranda Bogujevci; Drejtori i Inspeksionit, Xhelal Sveçla si dhe Drejtori i Financave, Ismail Kokaj.
Drejtoresha Komunale e Arsimit, Arbërie Nagavci në një fjalë rasti theksoi se është shumë kënaqësi dhe privilegj të jesh pjesë e këtij organizimi, organizim ky për herë të parë në Komunën e Prishtinës në nivelin e arsimit parauniversitar të sektorit publik. Ajo përgëzoi nxënësit për të arriturat e tyre për këto vite sidhe ju uroi shumë suksese në hapat e mëtutjeshëm. Po ashtu ajo ndau certifikatat e diplomimit për të gjithë nxënësit e gjeneratës 2013/16 sidhe mirënjohje për nxënësit më të dalluar të kësaj gjenerate.
Ceremonia u përmbyll me hudhjen e kapelave!