- 14 Jun 2016
Një grup studentësh nga Coach University of Essex, në Mbretërinë e Bashkuar vizituan sot Komunën e Prishtinës. Kjo vizitë u realizua me iniciativën e ish Ministrit të Punëve të Jashtme të Maldiveve, Ahmed Shaheed, i cili tani është ligjërues në këtë universitet.
Studentët i priti në takim Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Dardan Sejdiu, i cili i njoftoi ata me historikun dyvjeçar të qeverisjes së Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryetarit, Shpend Ahmeti në Komunën e Prishtinës.
Ai ju foli studentëve për sfidat në qeverisjen lokale, luftimin e korrupsionit, nepotizmit e informalitetit, rregullimin urbanistik dhe ndërprerjen e ndërtimeve pa leje, si dhe reformat në administratën publike. Studentëve iu prezentua edhe e-kiosku si inovacion teknolgjik, i pari i këtij lloji në regjion.