Faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

- 14 Jun 2016

Nga nesër, më 15 qershor, fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:

15 qershor: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;
16 qershor: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat  dhe  Kolovica;
17 qershor: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma  Adem Jashari;
18 qershor: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;
19 qershor: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi;
20 qershor: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.


Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë. Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.