- 20 Jun 2016
Drejtoria e Kadastrit në Komunë të Prishtinës njofton qytetarët se sot nga ora 8:00, sistemi për printimin e çertifikatave të pronës SIKTK nuk po punon. Së këndejmi zyrtarët e Drejtorisë vetëm mund vetëm t'i shohin të dhënat e palëve, por pa patur mundësi t'i printojnë çertifikatat.
SIKTK është Sistemi i Informatave Kadastrale për Tokën në Kosovë dhe menaxhohet nga Agjencioni Kadastral i Kosovës. Drejtoria e Kadastrit të Komunës së Prishtinës e ka njoftuar Agjencionin Kadastral të Kosovës për problemin dhe jemi në pritje të rregullimit të tij.