- 20 Jun 2016
Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ambasadën e Francës në Kosovë, Aleancën Franceze, Culture for All – Phase III dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, organizon koncerte për të shënuar “Festen e Muzikës” të martën me 21 qershor duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 00:00 në sheshin “Zahir Pajaziti.
Organizimi i këtij manifestimi bëhet në partneritet me krijuesit dhe interpretuesit vendorë dhe të huaj të cilët do të ftohen të performojnë zhanre të ndryshme të muzikës.
“Fête de la Musique” e njohur si “Dita Botërore e Muzikës”, është festival vjetor i muzikës që zhvillohet në mbarë botën më datë 21 qershor, në ditën e parë të verës. Kjo festë ka fillua në vitin 1982 nga Ministri Francez i Kulturës Jack Lang. Tani ka fillua të behet festë tradicionale edhe në Prishtinë.
SKENA DHE PERFORMUESIT PËR FESTËN E MUZIKËS
SHESHI “ZAHIR PAJAZITI”– 10:00 – 24:00
10:00 - 10:30
Peformancë nga një grup i fëmijëve
10:30 - 11:00
Kori me Rina Bilurdagun
11:00 - 14:30:
Bende të reja:
Yll Daklani
Art Krasniqi
Ilda & Tringa
Fart & Scream
Under
Lovers dhe
Dj ØstFlux
17:00 - 18:00:
Pjetri dhe ujku
"Pjetri dhe ujku" do te interpretohet nga Orkestra Simfonike e Filharmonise se Kosoves dhe aktorja Dardana Mehmeti nen dirigjimin e francezes Nathalie Marin.
23:00 - 24:00:
Kampionati Sintor
PRISHTINA x PARISI
Koncepti i Kampionatit Sintor është ndërtuar dhe zhvilluar nga ‘Kosovo Society for Music and Technology’, që drejtohet nga muzicienti kosovar Liburn Jupolli. Në këtë koncept përfshihen formacione deri në 10 muzicientë në interpretim individual apo të përbashkët të veprave të njohura muzikore.
Kampionati Sintor PRISHTINA x PARISI, mbledhë në Prishtinë 10 muzicientët më të njohur kosovar që reprezentojnë gjenerata të ndryshme muzikantësh, si dhe dy muzcientë parisien të gjeneratës së re.
Ky formacion i ofron Festës së Muzikës në Prishtinë një platformë bashkëkohore, të hapur për kultura, gjenerata si dhe reprezentime të ndryshme muzikore.
Kështu, më datë 21 Qershor, në Festën e Muzikës, ndajnë skenën këta artistë:
Ilir Bajri, Tomor Kuci, Blerta Kosova, Liburn Jupolli, Arber Salihu, Dren Suldashi, Timur Xhabiri
Adem Hasani si dhe dy artistët francez Lucien Favreau, Maylis Raynal.
Kampionati Sintor në Festën e Muzikës në Prishtinë është program i përzgjedhur enkas për këtë festë nga artisti Liburn Jupolli dhe mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme, Komuna e Prishtinës, Aleanca Franceze si dhe Ambasada Franceze në Prishtinë.