Kryetari, Shpend Ahmeti doli në vendngjarjen e tragjedisë

- 23 Jun 2016

Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, së bashku me Drejtorin e Inspeksionit, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Investimeve Kapitale, Hysen Durmishi dolën në vendngjarjen e tragjedisë që ndodhi sot në Prishtinë.

Vendi ku ka ndodhë tragjedia është një pronë private, ku nga kompanitë të ndërtimit është gërmuar dheu dhe gjatë viteve është krijuar një gropë, e cila pastaj është mbushur me ujë. Nuk dihet se a ka patur leje nga Ministria pronari.  E gjithe kjo pritet qe te hetohet nga Policia dhe Prokuroria.

Prandaj, Komuna e Prishtinës pret nga organet e rendit që t'i sqarojnë rrethanat e ndodhjes  së kësaj tragjedie dhe ne nga ana jonë do të bashkëpunojmë plotësisht në këtë punë.

Kryetari Ahmeti dhe Komuna e Prishtinës janë thellë të prekur nga kjo tragjedi dhe në këto momente të rënda bashkëndjejnë me prindërit dhe familjarët e dy fëmijëve të ndjerë.