Festivali i ëmbëlsirave

- 27 Jun 2016

Festivali i ëmbëlsirave, ideuar dhe organizuar nga Komuna e Prishtinës ka për synim mbështetjen e bizneseve të vogla me ide kreative. Këto të fundit do të kenë rastin të bëjnë shitjen e produkteve ushqimore (ëmbëlsirave dhe pijeve freskuese), në periudhë prej 7 ditë në 12 shtëpiza të drurit të cilat do të vendosen në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Hapja e Festivalit të ëmbëlsirave do të bëhet me datë  4 korrik 2016 në sheshin “Zahir Pajaziti” ku do të qëndrojë hapur deri me 11 korrik 2016. Gjatë këtyre 7 ditëve bizneset e përzgjedhura për shtëpiza lejohen të punojnë çdo ditë, nga e hëna në të dielën duke filluar prej orës 09:00 deri në orën 23:00. Asnjë shitje nuk do të lejohet para orës 09:00 si dhe pas orës 23:00.

Rregullat e aplikimit

 

Aplikacioni