Shënohet diplomimi i gjeneratës 2013-2016 të katër shkollave të mesme në kryeqytet

- 29 Jun 2016

Në vazhdën e organizimeve të ceremonive të diplomimit të maturantëve të Komunës së Prishtinës, Drejtoria Komunale e Arsimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, të martën me datë 28 qershor 2016, në ambientin e amfiteatrit të Gërmisë, kësaj radhe organizuan ceremoni festive me maturantët e katër shkollave të mesme të lartë të Komunës së Prishtinës: Gjimnazi gjuhësor “Eqrem Qabej”, gjimnazi shoqëror “Sami Frashëri II”, shkolla e mesme e mjekësisë “Dr. Ali Sokoli” si dhe shkolla e mesme e muzikës “Prenk Jakova”.
Nxënësit e këtyre shkollave kanë përgatitur program të pasur kulturoro – artistik të përcjellur ndër të tjera me këngë dhe valle. Gjithashtu secila shkollë ka përgatitur nga një film të metrazhit të shkurtë, me momentet më të mira të përjetuara nga nxënësit për këto tri vite në shkollë.
Përfaqësuesja nga Drejtoria komunale e Arsimit, Arbene Aliu në një fjalim rasti theksoi se Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, pas iniciativës së nxënësve maturantë ka ndërmarrë veprime konkrete që 3500 maturantët e Komunës së Prishtinës, që graduimin të shënojmë për here të pare në këtë format dhe me karakter festiv.
Synimet e Drejtorisë së Arsimit janë që këtë ceremoni madhështore të bëjmë traditë për çdo vit në Komunën tonë.
Drejtuesit e shkollave potencuan për suksesin dhe rezultatet e juaja të arritura gjatë shkollimit të mesëm të lartë, suksese që na bëjnë të ndjehem krenar, ku për këto rezultate një falënderim i veçantë shkon për drejtorë të shkollave dhe në veçanti për mësimdhënësit të cilët dhanë kontribut të pakontestueshëm në arsimimin –edukimin dhe zhvillimin e juaj profesional.
Përfaqësuesit nga DKA së bashku me drejtorët e shkollave përkatëse, ndanë certifikatat e diplomimit për të gjithë nxënësit e këtyre shkollave.
Ceremonia u përmbyll me hudhjen e kapelave!