- 30 Jun 2016
Komuna e Prishtinës ka ngritur nivelin gatishmërisë emergjente në nivel të Komunës, për trajtimin e qenve endacakë. Në bashkëpunim edhe me institucionet tjera relevante, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë aktivitete të shtuara për trajtimin e qenve endacakë.
Lagjet me te rrezikuara aktualisht janë këto:
- Hajvalia
- Kalabria
- Te Fshati Ndërkombëtar
- Qëndresa
- Te Lagja afër Medreses
- Qendra e qytetit te Fakulteti Filozofik
Ndërkohë, Drejtori i Administratës Publike, Muhedin Nushi dhe Shefja e Kabinetit të Kryetarit, Fitore Pacolli, po zhvillojnë takime me përfaqësuesit e KFOR-it, FSK-së, Departamentin e Veterinarisë dhe me Komandantët e e Stacioneve Policore dhe Zonave të Kryeqytetit, për këtë problem.
Kërkojmë nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar gjatë ditëve në vijim deri në stabilizim të situatës.
Qytetarët do të informohen me kohë mbi situatën aktuale në Komunën e Prishtinës.