- 01 Jul 2016
Nesër me 2 Korrik 2016 (e shtunë) në ora 12:00, do të bëhet testimi i radhës i sistemit të alarmimit në qytet. Kësaj radhe testimi do të realizohet NË HESHTJE dhe nuk do te prodhohen tinguj të alarmit sikur në muajt e kaluar.
Testimi në heshtje, është metodë e cila aplikohet në tërë botën, por që e kryen të njejtin veprim sikur alarmim I rregullt me tinguj. Kësaj rradhe shenja e testimit në heshtje do të jetë tingull i njëtrajtëshëm sirene, në kohë zgjatje prej 30 sekondave.