Drejtoria e Inspeksionit liron trotuarin e rrugës "Agim Ramadani"

- 01 Jul 2016

Dje, inspektorët e Komunës së Prishtinë​s, zbatuan urdhëresën për të liruar trotuarin e rrugës "Agim Ramadani", pranë Fakultetit Teknik.

Ky trotuar ka qenë i uzurpuar dhe i shfrytëzuar jashtëligjshëm si terraca të lokaleve aty pranë. Mirëpo me vendimin nr 010-446-39718 të datës 31 tetor të vitit 2012 është kërkuar lirimi i kësaj hapësire. Në janar të këtij viti, Drejtoria e Inspeksionit Komunal iu ka hapur procesverbal të gjitha palëve që janë pronarë të lokaleve, ndërkaq me 23 qershor iu është dhënë afat 3 ditor për largimin e terracave. Vlen të theksohet se pronarët kanë bashkëpunuar plotësisht me inspektorët komunalë.

Brenda 15 ditëve do të fillojnë punimet për rregullimin e këtij trotuari nga Drejtoria e Investimeve Kapitale.