Kënaqshmëria e qytetarëve me punën e Kryetarit të Komunës dhe Administratës Komunale arrin në 80%

- 02 Jul 2016

Dje, në ambientet e Hotel Sirius në Prishtinë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) prezantoi rezultatet e anketës lidhur me performancën e pushtetit lokal për regjionin e Prishtinës.  

Rezultatet e anketës janë pjesë e Mozaikut të Kosovës 2015, si vazhdimësi e raporteve që UNDP-ja i ka filluar në vitin 2003, të cilat pastaj janë realizuar çdo 3 vjet. Realizimi i raporteve çdo 3 vjet na ofron një analizë të trendeve në aspektin e kënaqëshmërisë së qytetarëve lidhur me performancën e pushtetit lokal në fusha të caktuara.

Sipas, analizës së trendit të kënaqshmërisë me pushtetin lokal, del që Prishtina ka një trend pozitiv që është më i lartë për 22.48pikë, deri sa​ në vitin 2012 ishte 7.65 kurse në vitin 2015 është 30.13.

Në raport është matur poashtu edhe niveli i kënaqshmërisë lidhur me performancën e kryetarëve të komunave, kuvendeve komunale dhe administratës komunale. Performanca e kryetarit të Komunës së Prishtinës është rritur për 11.1% sa ishte 69.9 % në vitin 2012. Performanca e ​K​uvendit ​K​omunal të Prishtinës  është rritur për 5% sa ishte 57.5% në vitin 2012. Performanca e administratës komunale është rritur për 22.2% sa ishte 62.2% në vitin 2012.