Faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

- 06 Jul 2016

Të Enjten më 7 Korrik, fillon faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës.

Dezinsektimi do të bëhet çdo ditë duke filluar nga ora 19:30 deri në orën 24:00, sipas datave të mëposhtme nëpër lagjet e caktuara:
E Enjte 7 Korrik: Aktash, Lagjen e Muhaxherrëve, Parkun e Qytetit, Vellushë (Blloqet-Shtëpia e Pleqve), Qendra e Qytetit dhe Qytezën Pejton;
E Premte 8 Korrik: Arbëria, Tophane, Kodra e Trimave, , Vreshtat dhe Kolovica;
E Shtune 9 Korrik: Lakrishte, Dardani , Ulpianë, Vetërnik , Zonën Industriale , Lagja Nici dhe Kazerma Adem Jashari;
E Diel 10 Korrik: Bregu i Diellit, Lagjia e Spitalit dhe Kalabria;
E Hënë 11 Korrik: Taslixhe, Velani , Mat , Sofali, Taukbahqe dhe Gërmi.

E Martë 12 Korrik: Hajvali, Mramor, Barilevë, Bërnicë,Besi, Bardhosh.
Luten të gjithë qytetarët për bashkëpunim në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i sukseshëm. Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët duhet t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda dhe të kufizojnë daljet nëpër hapësirat ku është duke u kryer dezinsektimi së paku për një orë.
Gjithashtu apelohet te shoqatat e bletarëve dhe Bletarët e Komunës së Prishtinës , për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe.