- 23 Nov 2014
Të nderuar qytetarë, përfaqësues të mediave dhe aktivistë të mbrojtjes së mjedisit,
Krasitja e plepit që ndodhet tek “Grand-i” është një prej aktiviteteve të shumta që realizon vazhdimisht nga Komuna e Prishtinës, në kuadër të projektit për ruajtjen e florës në qytet.
Për shkak se vegjetacioni i drunjve nis në stinën e pranverës, kjo është koha më e përshtatshme për të krasitur degët e pemëve që janë të vjetruara dhe paraqesin rrezik për banorët e kryeqytetit.
Kërkojmë ndjesë nëse gjatë ditës së sotshme nga ky aktivitet i ndërmarrjes publike “Hortikultura” janë penguar qytetarët, mirëpo këto punime kanë qenë të domosdoshme.
Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj,
Komuna e Prishtinës
Zyra për Marrëdhënie me Publikun