Halim Halimi edhe pse Kryesues Kuvendi e pamundëson mbajtjen e Mbledhjes së Kuvendit Komunal

- 14 Jul 2016

Sot, në Mbledhjen e V të Kuvendit Komunal, në diskutimin rreth rendit të ditës, përveç pikave të parapara asambleisti Ibrahim Mehmeti propozoi që pikë e rendit të ditës edhe një diskutim mbi performancën e ndërmarrjeve publike komunale dhe analizë për punën e tyre. Ky propozim nuk u mirëprit nga asambleistët e LDK-së dhe PDK-së, të cilët në pamundësi për të votuar kundër këtij propozimi e braktisën seancën. Edhe Kryesuesi i Kuvendit, Halimj Halimi, i vetëdijshëm që me prezencën e tij përmbushet kuorumi e braktisi seancën, me çka e shkeli detyrën për të cilën e kanë votuar edhe asambleistët tjerë.

Pas këtij akti, Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti tha se veprimi i Halimit është precedent i parë i këtij lloji. Ai tha se është e pakuptueshme se si një diskutim, një analizë mbi punën e ndërmarrjeve publike mund të konsiderohet e paligjshme.

​ Ahmeti tha se​ kjo situatë me bërllog nëpër rrugë të qytetit dhe polici në stacion të autobusëve nuk mund të vazhdojë më. Ai përmendi projektet dhjetëra milionëshe në Termokos, Trafikun Urban, gjelbrimin e qytetit nga Hortikultura dhe rritjen e veprimtarisë së Sport Marketingut si rrugë përpara për ndërmarrjet komunale.

" Neve nuk nuk na duhen njerëz partiakë në këto ndërmarrje, por profesionistë të vërtetë, menaxherë të punës të cilët i çojnë edhe ndërmarrjet edhe qytetin përpara", tha në fund Ahmeti, duke iu bërë thirrje të gjithë asambleistëve që të vinë në Kuvend dhe të debatojnë për të mirën e Prishtinës.