Komuna e Prishtinës është e mobilizuar që t'u dalë në ndihmë qytetarëve

- 25 Jul 2016

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se për shkak të të reshurave të mëdha ka vështirësi të lëvizjes dhe vërshime në disa lagje në kryeqytet.

Për momentin situata më e keqe paraqitet në rrugën "Nazim Gafurri" , "Rrugën B", te banesat e bardha në Breg të Diellit, rrugën "Lidhja e Prizrenit" në Tophane, Kolovicë etj.

Ekipet e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike së bashku me të gjitha pesë kompanitë janë në terren e poashtu edhe ekipet e zjarrëfikësve, duke ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe sanimin e problemeve të tjera. Për çdo vështirësi qytetarët duhet të lajmërojnë Qendrën e Thirrjeve, ndërsa të gjithe qytetarët udhëzohen të reduktojnë lëvizjet nëpër qytet përveq në raste urgjente.

Komuna do të njoftojë për detaje në orët në vijim.


Numrat pë Qendrën e Thirrjeve janë:

0800 12233
0800 12244
0800 12255.