- 25 Jul 2016
Stabilizohet situata në kryeqytet. Në këto momente të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe ato po pastrohen nga gurët, dheu e rëra e cila është bartur nga shiu i madh.
Ekipet po qëndrojnë në teren për të vlerësuar situatën. Deri më tani asnjë familje nuk ka pasë nevojë evakuimi nga shtëpia edhe pse ka pasë vërshime kryesisht të bodrumeve.
Nesër ekipet komunale do të bëjnë vlerësimin e plotë të dëmeve që janë shkaktuar nga moti i keq dhe vërshimet e natës së sontme.