- 29 Jul 2016
Në vazhdën e ndërtimit të infrastrukturës në fshatrat e Prishtinës, Drejtoria e Investimeve Kapitale, është duke e shtruar edhe rrugën në fshatin Mramor, lagjja Suteskë-Duleviteve.
Kjo rrugë është në gjatësi prej 1.4 km, ndërkaq projekti përmban ndërtimin e rrugës, ndërtimin e urës nga betoni, ndërrimin e shtyllave nga ato të drurit në ato të betonit, kanalizim fekal dhe kanalizim atmosferik.
Punimet janë para përfundimit dhe brenda planit dinamik të punimeve.