- 30 Jul 2016
Të nderuar qytetarë,
Prishtina si kryeqytet është nikoqire e organizimeve të shumta argëtuese, ekonomike e politike. Detyra jonë ka qenë gjithmonë që të gjejmë një balancë në mes të argëtimit, lirisë dhe qetësisë e sigurisë publike.
Kërkesat më të shpeshta janë për organizime në shesh të cilat jo rallë i refuzojmë.
Beerfest është një prej organizimeve më të mëdha dhe më të suksesshme që ka Prishtina në vitet e fundit. Edhe këtë vit në diskutime me organizatorët kemi ngritur brengat tona me disa çështje të cilat organizatorët kanë marr masa ti adresojnë.
Mirëpo numri i madh i njerëzve mbrëmë ka tejkaluar të gjitha kapacitetet organizative dhe ka shpërfaqur disa probleme substanciale. Kryesoret kanë qenë mungesa e kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve për shkak te numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e minorenëve (nën 18 vjeç) në shesh.
Për këto arsye kam vendosur që të revokojmë lejen e Beerfest për sot e nesër. Ky vendim jo i lehtë merret pas takimeve me organizatorët, policinë dhe drejtoritë përkatëse.