- 01 Aug 2016
Komuna e Prishtinës këtë të marte, me datë 02 Gusht 2016, në ora 18:00, organizon dy diskutime publike me qytetarë për draft rregulloren për menaxhimin e mbeturinave si dhe me banorët e kompleksit Qafa.
Diskutimi Publik për draft rregulloren për menaxhimin e mbeturinave do të zhvillohet në Kuvendin Komunal, objekti i vjetër i Komunës së Prishtinës, kurse diskutimi publik me banorët e kompleksit Qafa, në shkollën fillore "Meto Bajraktari".
Vërejtje: Draft rregullorja mund të shkarkohet nga web faqja zyrtare http://kk.rks-gov.net/prishtina/ ose mund t’a merrni kopjen fizike në qendrën për qytetarë në objektin e vjetër në Komunën e Prishtinës.