- 01 Aug 2016
Prishtina kaloi me pasoja minimale nga shiu i madh që ra në orët e pasdites në qytet. Falë angazhimit të menjëhershëm të shërbimeve komunale dhe kompanive të kontraktuara, të gjitha vështirësitë u përballuan me sukses.
Është intervenuar në disa pjesë të qytetit, si në shesh, rrugën "24 Maji ", atë "Ekrem Rexha", në burgun e qytetit, në bibliotekë, shkollën e gjelbër e në lokacione tjera.
Gjendja tani është plotësisht stabile dhe të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim normal.