- 02 Aug 2016
Komuna e Prishtinës ofron bursa për Kampin Uji, i cili do të mbahet në Qendren Rekreative Rinore në Parkun Gërmia, me 8-12 gusht. Në këtë kamp, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në aktivitete që e risin vetëbesimin, aftësine për bashkëpunim me të tjerët, ndërsa poashtu do të mësojne më shumë për natyrën në Gërmi dhe ambientin në përgjithësi. Kampi i dedikohet fëmijeve te moshës 10-13 vjeç. Maksimum 15 bursa do të ofrohen për nxënësit me sukses të shkëlqyeshëm në vitin shkollor 2015/16. Për më shumë informata rreth kampit dhe për të aplikuar, vizitoni www.toka-ks.org/uji