Drejtoria e Inspeksionit ndërpren procesin e shndërrimit të një banese në hapësirë afariste

- 03 Aug 2016

Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës dje ka bërë ndërprerjen e punës dhe ka larguar kornizat e dritareve të një banese në proces të shndërrimit në hapësirë afariste, në lagjen Ulpiana. Pala ka bërë largimin e mureve konstruktive të ndërtesës duke tejkaluar lejen ndërtimore. Me këtë rast i ishin ndërprerë të gjitha punimet deri në kthim të gjendjes sipas projektit te miratuar, mirëpo e njëjta pas një pauze një vjeçare nuk ka kthyer muret e rrënuara por ka vazhduar me prerjen e fasadës dhe vendosjen e kornizave duke tejkaluar përsëri lejen e miratuar.