- 11 Aug 2016
Piero Cristoforo Sardi, Ambasodori i ri Italian në Kosovë, u prit sot në vizitë nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në një bisedë miqësore, Kryetari Ahmeti e njoftoi Ambasadorin me punën që po bëhet në Komunën e Prishtinës, projektet e realizuara deri më tash, instalimin e transparencës radikale në qeverisje, luftimin e krimit dhe korrupsionit dhe mirëqeverisjen në përgjithësi.
Nga ana e tij, Ambasadori Italian shprehi kënaqësinë që po e fillon mandatin në Kosovë dhe shfaqi interesimin e tij për bashkëpunim sa më të ngushtë e cilësor me të gjitha institucionet në vend, e në veçanti me Komunën e Prishtinës si qeverisje kompetente pë kryeqytetin.